Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Universitetin “Kadri Zeka” edhe 666 vende për studentë të rinj

Foto: Ilustrim

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit plotësues për vitin akademik 2018/2019, do të regjistrojë edhe 666 studentë të rregullt në studime baçelor, bëri të ditur ky universitet përmes një njoftimi për media.

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të paraparë si më sipër, Universiteti do të regjistrojë deri në 2% përkatësisht deri në 22 studentë të rregullt që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët). Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Nga numri i përgjithshëm, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 123 studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë. Po ashtu, nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja mund të pranohen deri 29 studentë, si dhe 13 studentë të rregullt nga jashtë Kosova.

Në njoftim theksohet se Universiteti do t’i ketë në konsideratë në mënyrë të veçantë edhe kandidatët me nevoja të veçanta të cilët e kalojnë pragun e provimit pranues.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:

Aplikimi online mund të bëhet prej datës 11.09.2018 deri më 19.09.2018 në ora 16:00

Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në ueb-faqen e universitetit.

Edhe “Kadri Zeka” në Gjilan hap konkurs për studentë të rinj Arbëri “Kadri Zeka” në Gjilan hap konkurs për studentë të rinj

Provimi pranues do të mbahet më 21.09.2018.

Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit më datë 20.09.2018

Për informata më të hollësishme, kandidatët mund ta vizitojnë faqen e internetit: www.uni-gjilan.net.