Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Universitetin e Gjilanit aplikuan 1200 studentë, pranohen 1192

Në Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” janë mbajtur sot provimet pranuese për studime baçlor

Rreth 600 ish-nxënës të shkollave të mesme kanë aplikuar për statusin e studentit në Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Por, vetëm 200 prej tyre do të gëzohen nga njoftimi për rezultatet e provimit pranues në këtë njësi akademike të UKZ-së.

I pari i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, gjatë ditës së sotme vizitoi kandidatët për studentë dhe stafin akademikë e administrativë të Fakulteti të Edukimit dhe ata të Fakultetit Ekonomik, të cilët morën pjesë në realizimin e procesit të provimit pranues. Rektori gjatë vizitës ishte i shoqëruar nga prorektorët dhe dekanët e njësive akademike.

Rektori Kosumi dje vizitoi edhe njësitë e tjera akademike atë të Fakultetit Juridik dhe të Shkencave Kompjuterike ku janë mbajtur provimet për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, në vitin akademik 2017/2018.

Ndryshe në këtë konkurs kanë aplikuar rreth 1200 maturantë për katër fakultet me gjithsej shtatë programe studimi.

Edhe Gjilanasit preferojnë të studiojnë në Edukim Arbëri Gjilanasit preferojnë të studiojnë në Edukim

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e dytë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2017-2018 do të regjistrojë 1192 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për baçelor do të bëhet, më së voni, deri më 22.09.2017 në ueb faqen zyrtare të Universitetit, www.uni-gjilan.net

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.