Komuna e Ulqinit njofton qytetarët se ka hyrë në fuqi vendimi i cili parasheh ndërprerjen e punimeve në ndërtim gjatë sezonit turistik.
Ky vendim parasheh ndërprerjen e punëve ndërtimore në objekte në tërë territorin e Komunës së Ulqinit.
Shërbimi i inspeksionit në ditët në vijim do të dalë në terren dhe do bëjë mbikëqyrje për të parë se sa respektohet vendim.
Ndaj secilit subjekt i cili nuk i përmbahet vendimit do të merren masa ndëshkuese respektivisht dënim në të holla.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarri përfshin një objekt afarist në Ulqin
-
Në Ulqin po i kushtohet vëmendje e veçantë turizmit kulturor
-
Aksion kundër ndërtimeve pa leje në veri të Mitrovicës, në shtatë vende ndalohen punimet
-
Në Ulqin ka rënie të pushuesve ditëve të fundit
-
Inspektorati në Prishtinë ndërpret punimet pa leje të një objekti