Tuzi kthehet në një stacion të përbashkët hekurudhor mes Shqipërisë dhe Mali i Zi, bën të ditur ATSH.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të stacionit të përbashkët hekurudhor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Tuz.
I shoqëruar dhe nga deputeti Paulin Sterkaj, Gjiknuri vizitoi pikat e kontrollit kufitar në Tuz ku tashmë janë vendosur përfaqësues të doganës, policisë dhe hekurudhës së dy vendeve.
Hapja e stacionit të përbashkët është vlerësuar si një sukses i përbashkët i palës shqiptare dhe malazeze, si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Gjiknuri tha se kjo nisma i shërben edhe axhendës së interkonektivitetit mes vendeve fqinje dhe më gjerë.
Edhe
Diskutohet ideja e ndërtimit të linjës hekurudhore Kosovë - Mali i Zi
Ai vuri theksin tek nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes operatorit malazez Montecargo dhe atij shqiptar Hekurudha Shqiptare.
Ministri Gjiknuri tha fluksi i shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve po vjen duke u rritur dhe ky stacion i përbashkët e ndihmon thellimin e bashkëpunimit e zhvillimin ekonomik të dy vendeve.
-
Shqipëria e Mali i Zi nisin punën për fizibilitetin e Autostradës Adriatiko-Joniane
-
Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi
-
Shqipëria dhe Mali i Zi nesër do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi
-
Gjukanoviq: Mali i Zi i gatshëm të ndajë përvojat me Kosovën për rrugën euroatlantike