Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 59 pacientë me COVID-19, shtatë në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 52 janë me oksigjenoterapi dhe shtatë nga ta në gjendje më të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë në Spitalin e Pejës si pasojë e infektimit me koronavirus po vazhdon të rritet. Në raportin spitalor të 6 nëntorit ishin 40 pacientë të shtrirë, ndërsa prej tyre 29 me oksigjenoterapi.