Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Pejës, 24 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 131 pacientë me COVID-19, e 24 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Sipas njoftimit të spitalit, 94 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse katër në respiratorë.

“Shtatë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19”, thuhet në njoftim të enjten.