Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 26 pacientë me COVID-19

spitali Gjakoves

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë duke u trajtuar 26 pacientë me COVID-19, është njoftuar në raportin 24-orësh nga spitali.

Sipas raportit 26 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 30 pacientë të shtrirë janë në pritje të rezultatit të testit.

Dhjetë pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa njëri në gjendje më të rëndë, është referuar për në Prishtinë.