Spitali i Gjakovës këtë të enjte ka raportuar se për momentin nuk ka asnjë pacientë të shtrirë me Covid 19.
“Sot në institucionin tonë nuk kemi asnjë pacientë që trajtohet për Covid. Urojmë dhe shpresojmë që çdo dite të jete kështu” është thënë në njoftimin e spitalit të Gjakovë.
Një ditë më parë në spitalin e Gjakovës ishin të shtrirë 3 pacientë.
Ndërsa komuna e Rahovecit gjithashtu një ditë më parë bëri të ditur se nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.
Kryetari I kësaj komune Smajl Latifi përmes një njoftimi ka thënë se të gjithë të infektuarit në këtë komunë janë shëruar dhe për momentin kjo komunë nuk ka asnjë rast aktiv.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës
-
Në Spitalin e Gjakovës, asnjë pacient i pranuar me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
Edhe në Spitalin e Ferizajt nuk ka pacientë me COVID-19
-
Për herë të parë asnjë pacient me COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së
-
SHSKUK: Në Mjekim Intensiv nuk ka asnjë pacient me COVID-19