Arbëri

Në Spitalin e Gjakovës 33 të shtruar me COVID-19, 34 të tjerë po presin rezultatet

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë sot raportohet se po trajtohen 33 pacientë me Covid-19 pozitivë.

Sipas raportit 24 orësh nga ekipi kujdestar, 11 prej të prekurve janë me oksigjenoterapi.

Në pritje të rezultatit në këtë spital janë edhe 34 pacientë.

Kjo bën që numri i përgjithshëm i të shtruarve në këtë spital si të prekur dhe të dyshuar për koronavirus të jetë 67 pacientë.