Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Skenderaj janë mbjellë 755 fidane nëpër hapësira publike

Komuna e Skenderajt, përmes një njoftimi për media, bën me dije se ka mbjellë në hapësira publike 755 fidanë të reja.

“Në kuadër të angazhimit për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, ka filluar mbjellja e fidanëve në qytetin e Skenderajt. Ato janë mbjellë në sheshin ‘Adem Jashari’, nëpër lagje të qytetit, përkatësisht në rrugët: ‘Ali Gashi’, ‘Osman Geci’, ‘17 Shkurti’, ‘Skenderbeu’, ‘Azem Galica’”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit, “këta fidanë përveç që do t’i japin pamje gjelbëruese rrugëve dhe hapësirave ku janë vendosur, ato do të ndikojnë edhe në ruajtjen e ambientit”.