Edhe një bashkëvendës që punon dhe jeton në Austri ka vendosur të investoj në Mitrovicë paratë e kursyera dhe kështu të ndihmoj në zhvillimin e ekonomik të komunës dhe punimin e të rinjve.
Nexhat Çela, një bashkëvendës i lindur në Rashan, por që prej kohësh punon dhe jeton në Vjenë, është pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me të cilin ka biseduar për ecurinë e punimeve në realizimin e një projekti në fshatin Shupkofc.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas bisedës në kabinetin e kryetarit, biznesmeni Çela, i shoqëruar nga kryetari Bahtiri, kanë vizituar vendpunishten në Shupkofc, ku ai po ndërton një pishinë gjysmë olimpike, me të gjitha objektet përcjellëse, restorant etj.
“Këtë pronë e kam blerë me paratë e kursyera dhe meqë këtu është një vend jashtëzakonisht i mirë, prej nga shihet i tërë qyteti dhe terreni është shumë i përshtatshëm për pushim e rekreacion, vendosa që këtu të ndërtoj një pishinë gjysmë olimpike. Ka disa probleme rreth infrastrukturës rrugore, por shpresoj se me ndihmën e komunës dhe të tjerëve, edhe ky problem do të tejkalohet dhe besoj se pishina do të jetë e gatshme për shfrytëzim në fillim të qershorit, kur do të punësoj fillimisht mbi 10 persona, për ët shtuar më pastaj numrin e tyre”, tha ai.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi falënderoi Çelën për vendimin e tij për të investuar në Mitrovicë, tha se ndërtimi i këtij objekti ka rëndësi për zhvillimin e komunës, pasi që mundëson punësimin e disa të rinjve nga ky mjedis.
“Në Mitrovicë është shtuar numri i biznesmenëve që kërkojnë të investojnë në projekte ët ndryshme. Ne si komunë kemi bërë dhe po bëjmë përpjekje për krijimin e kushteve sa më të mira për joshjen e investitorëve dhe kjo po jep rezultate, pasi që kohëve të fundit ka shumë kërkesa për investime. Këto investime pa dyshim se do të ndikojnë ën zhvillimin e ekonomik të komunës dhe shtimin e numrit të të punësuarve. Edhe Çela do ta ketë mbështetjen e komunës për funksionalizimin e biznesit të tij”, tha kryetari Bahtiri.