Ministria e Transportit dhe e Trafikut Detar ka njoftuar Komunën e Ulqinit se është nënshkruar një kontratë me DOO MET & ALU Plast nga Danilovgradi për t’i kryer punët për ndërtimin e rrugës kryesore Ulqin – Sukubinë, pjese e Ulqinit - Krythe.
Kontrata për kryerjen e punimeve kap vlerën e 6 milionë eurove. Kontraktuesi është i detyruar t’i përfundojë punimet brenda 360 ditëve, derisa ato pritet të fillojnë në muajin shtator të këtij viti, raporton rtk.
Ndërtimi i kësaj rruge do ta lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave sidomos gjatë sezonit turistik veror.
Artikuj të ngjashëm
-
Përfundon rruga e re që do të lidhë Ulqinin me Shqipërinë
-
Banorët kërkojnë rindërtimin e plotë të rrugës së Rugovës
-
Asfaltohet rruga Bukosh-Prilluzhë
-
Komuna e Prishtinës njofton se janë nënshkruar pesë kontrata për rrugët që do të asfaltohen
-
10 projekte për ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore në Gjilan