Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri vranësirat shtohen pasdite

E marta vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e vona të pasdites, kur vranësirat do të jenë më të dendura.

Sipas Meteoalbit, e mërkura më pas do të jetë gjatë gjithë ditës me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor. Temperaturat e ajrit rriten këtë të martë dhe të mërkurën duke variuar nga 6°C mëngjesi më i freskët në zonat malore deri mbi 28°C, në orët e mesditës, zonat perëndimore.