Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri, tre të vdekur e 486 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 486 raste të reja me COVID-19, një numër ky më i ulët se ditën e djeshme kur ishin 768 raste.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë si pasojë e kësaj sëmundjeje, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 2.495.

486 rastet e reja kanë dalë nga kryerja e 4.532 mostrave të dyshimta për Sars CoC-2.

Aktualisht, në Shqipëri janë 9.506 raste aktive me COVID-19.