Arbëri

Në Shqipëri para 78 vjetësh për herë të fundit u hodhën në qarkullim monedha argjendi

78 vjet më parë, në Shqipëri u hodhën për të fundit herë në qarkullim monedha prej argjendi.

Konkretisht, më 22 gusht 1939, Banka Kombëtare e Shqipnis (1925-1945), hodhi në qarkullim për herë të fundit monedha prej argjendi dhe ato ishin të prerjeve prej 5 dhe 10 lekë.

Në bazë të Dekretit të Mëkëmbësit dhe Ligjit të ri për rregullimin monetar të vitit 1939, ato zëvendësuan monedhat e argjendit 1 dhe dy franga ar, emetime të viteve 1927, 1935 dhe 1937. Më pas, monedhat e qarkullimit u shtypën vetëm në metal të thjeshtë.

Faqja e këtyre monedhave, siç përshkruhet në ligj, mban bustin në profil të Mbretit Viktor Emanueli III me mbishkrimin “MBRET E PER VITT EM III RE E IMP”. Shpina mban shqiponjën dykrenare të Skënderbeut dhe dy fasha liktoriane anash saj, si dhe mbishkrimet: Shqipni – Albania Lek 5; Shqipni – Albania Lek 10.