Altin Hazizaj ka treguar se ai është nga shqiptarët e pakët që ka marrë katër doza të vaksinës anti-COVID.
Ai ka marrë dy doza të vaksinës kineze Sinovac, si dhe më pas edhe dy doza të vaksinës Pfizer.
“Kur duhej të bëja vaksinën, në dispozicion për personat pa probleme të tjera ishte vetëm vaksina kineze, Sinovac. Ndërkohë, në Evropë u vendosën kufizime dhe nuk mund të udhëtoje nëse nuk kishe dy doza të një vaksine perëndimore. Kjo më detyroi, për shkak të punës, që të vaksinohem me dy doza të tjera. Por, problem është se sistemi e-Albania më tregonte jo më shumë se dy vaksina. Sot, sistemi më tregon vetëm 3 doza vaksine. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë që të marrë masat që të më njihet edhe vaksina e katërt”, deklaroi Hazizaj, nga Qendra për Mbrojtjen e ë drejtave të fëmijëve në Shqipëri për “A2CNN”. “Dy kinezet i kam bërë te mjeku i familjes, ndërsa vaksinat Pfizer i kam bërë te sheshi “Skënderbej”. Unë besoj te shkenca dhe njoh edhe njerëz të tjerë që kanë bërë 4 doza vaksine”.
-
Vetëm 607 vaksina anti-COVID të dhëna në 24 orët e fundit
-
Shqipëria nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID
-
Shqipëria ka pranuar deri më tani afro 2 milionë vaksina anti-COVID
-
Në Shqipëri arrijnë edhe mbi 24.000 vaksina antiCOVID
-
Mbi 300,000 qytetarë të Shqipërisë kanë marrë të dy dozat e vaksinës