28 shtator – E përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, përmes një shkrimi sot shpreh habinë si është e mundur që Shërbimi Europian për Aksione të Jashtme (EEAS), që drejtohet nga përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Kosovën e evidenton si shtet pa yll (pa fusnotë – sqarim ynë), me gjithë detyrimin që të respektojë statusin neutral për të, transmeton Koha.net.
Në makinën e kërkimit në EEAS , në rubrikën “shtetet”, Kosova identifikohet si shtetet njësoj si të tjerat, pa yll, ndërsa Mogherini as në ftesat për dialog, të cilat u dërgohen edhe medieve, për nga emrat e funksioneve dhe të shteteve , përkatësisht rajoneve prej nga vijnë, pjesëmarrësit i trajton njësoj, shkruan kjo gazetë.
Edhe në sajtin e komisarit për Zgjerim, Johanes Hahn, Kosova ndodhet mes shteteve pa yll, por kur të hapet faqja e kërkuar ajo shfaqet me yll, e cila ndodhet me dokumentet e publikuara nga kabineti, shton “Novosti”, transmeton Koha.net.
.
-
Kosova pa fusnotë në letrën e Von Der Leyenit dërguar Kurtit
-
Serbia ua heq vizat vendeve që s’e kanë njohur Kosovën, Perëndimi mund t’i vërë viza asaj
-
Brukseli pa përgjigje për planin amerikan rreth Kosovës
-
Sipas medieve të Beogradit, Kosova në Samitin e Sofjes prezantohet me fusnotë
- Dialog pa busull: pavendosmëria e BE-së, SHBA-ja në horizont