Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe është pritur nga gjenerali Timothy Orr.
Gjatë vizitës, njofton kumtesa, u konfirmua edhe një herë mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas transformimit të saj në Ushtri të Kosovës.
Kjo mbështetje do të vazhdojë të jepet në trajnime dhe edukim por edhe në aspekte të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e saj si ushtri, transmeton Koha,net.
Veseli rikonfirmoi se Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes në Ballkan, por edhe në zona të tjera kudo qe do të kërkohet angazhimi i saj, në ruajtjen e paqes.
Gjenerali Timothy Orr ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën, e në veçanti për Forcën e Sigurisë sa Kosovës.
-
Veseli e Thaçi takojnë Gjeneralin Orr, ritheksohet përkrahja e Iowas për Kosovën
-
Veseli në SHBA flet për të ardhmen e ushtrisë dhe çështjet tregtare
-
Veseli nga Pentagoni: Ushtria e Kosovës partnere e SHBA-së dhe forcë e paqes
-
Veseli merr përkrahjen për ushtrinë nga senatori amerikan
-
Veseli vazhdon vizitën në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe Kongres