Partia Serbia e Re (Nova Srbija) pyetet se kush e ka autorizuar dhe në çfarë cilësie Aleksandar Vuçiqin që të shkojë në biseda me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi për zgjidhjen e statusit të Kosovës, transmeton Koha.net.
Siç thotë kjo parti, nuk ekziston asnjë vendim i ditur dhe i marrë i Qeverisë së Serbisë, as e Parlamentit me të cilën ai është autorizuar që ta përfaqësojë Serbinë në Bruksel, shkruan sot gazeta ”danas” e Beogradit .
“Ne pyesim se a shkon ai në cilësinë e qytetarit apo të kryetarit të Partisë Përparimtare të Serbisë - (Srpska napredna stranka - SNS)? Sido që të shkojë, ai për këtë duhet t’i njoftojë qytetarët e Serbisë“, ka thënë sot kryetari i partisë Serbai e Re Velimir Iliq.
A dihet se cila është politika zyrtar e Serbisë ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës,është pyetur Iliq duke shtuar se Serbia nuk ka politikë të përcaktuar qartë lidhur me këtë çështje.
„Askush nuk e di çfarë bisedojnë ata atje, ai as që iu sjell raport institucioneve dhe qytetarëve të Serbisë. askush s’e ka të qartë me ç’platformë Vuçiq shkon në negociata pasi që për këtë çështje nuk është deklaruar as Qeveria dhe as Kuvendi”, ka përfunduar ai.
-
Partitë politike, pa konsensus për fazën e re të dialogut me Serbinë
-
Sipas Vuçiqit, edhe Serbia duhet të pyetet për Kosovën
-
Paqartësitë rreth zgjidhjes asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, thonë diplomatët e BE-së
-
Sipas Iliqit, “vizita e Vuçiqit në Kosovë është një asgjë e madhe”
-
Lajiq tregon se kur mund të merret vesh se a do të zgjidhet çështja e Kosovës