Shefi i deputetëve të Dverit në Kuvendin e Serbisë Boshko Obradoviq ka vlerësuar sot se procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës përfundon brenda disa muajve të ardhshëm me nënshkrimin e marrëveshjes ligjore detyruese dhe me njohjen e Kosovës nga Serbia, transmeton Koha.net.
Ai ka deklaruar kështu duke sugjeruar që në prag të përfundimit të bisedimeve, kreu shtetëror serb do të duhej ta ftonte misionin ushtarak rus në Serbi, përcjell gazeta “danas” e Beogradit.
Obradoviq ka vlerësuar se ky mision do të duhej të ishte i pranishëm gjithnjë derisa në Kosovë të jetë i pranishëm NATO –ja për shkak të, siç tha, sigurisë së të gjithë qytetarëve të Serbisë.
Sipas tij, kjo “iniciativë konstruktive është dërguar para dy muajsh”, por kreu shtetëror serb po hesht.
Nëse duam që ta zgjidhim në mënyrën më të mirë çështjen e Kosovës dhe ta forcojmë pozicionin negociues, kemi zgjidhje: kur të largohet NATO-ja nga Kosova, do të largohet edhe Rusia nga Serbia, ka thënë Obradoviq.
Edhe
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
„Gjatë disa muajve të ardhshëm ky proces përfundon me nënshkrimin e marrëveshjes ligjore detyruese me Kosovën dhe me njohjen e saj“, ka thënë Obradoviq, duke vlerësuar se në krye të Serbisë është kryetari i shantazhuar.
“Nëse kjo nuk është vërtetë, le të dalë Vuçiqi publikisht e le të thotë se nuk do ta nënshkruajë kurrë marrëveshjen dhe nuk do t’ia lejojë Kosovës kurrë ulësen në OKB” , ka thënë ai.
-
Serwer: Vuçiqi po pret mundësinë për ta marrë veriun e Kosovës
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
-
Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën