Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Serbi “dorëzohen” për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Në Serbi e kanë pranuar mundësinë se Kosova mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pavarësisht deklaratave të presidentit serb një ditë më parë. Një reagim ka dalë nga Serbia menjëherë të mërkurën pasi Qeveria e Kosovës miratoi në parim nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vladimir Gjukanoviq, anëtar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) e cila është partia e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, deklaroi se Kosova do të anëtarësohet, megjithëse e quajti të gabuar aplikimin.

“Është shkelje e parimeve ndërkombëtarë, ato më nuk ekzistojnë. Ne duhet ta mbrojmë veten, besoj se një numër shtetesh do ta tërheqin njohjen e Kosovës si të pavarur”, tha thënë Gjukanoviq në TV Pink, transmetoi Danas.

Ai shtoi tutje se Prishtina ka mbështetjen e Perëndimit pavarësisht se çfarë bën dhe se serbët nuk do të tregohen “budallenj”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, paralajmëroi të mërkurën “përgjigje serioze” për Kosovën në rast se aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha se do ta mbledhë këshillin e sigurisë të premten (13 maj).

 

Artikuj të ngjashëm