Një faqe në “Facebook” që numëron qindra anëtarë, e që kryesisht janë vajza e gra, tash e disa ditë ka nisur një aksion për të mbledhur para për një pacient i cili ka nevojë për stenta.
Në këtë faqe janë publikuar dhjetëra foto dëshmi për paratë e mbledhura për vendosjen e dy stentave tek një pacient, shkruan sot Koha Ditore.
“Ju lutem të dhuroni para për një kryefamiljar, babë i katër fëmijëve për vendosjen e dy stentave”, thuhet në një postim në këtë faqe.
Dhjetëra qytetarë vullnetmirë, kryesisht nga diaspora, kanë dërguar para në adresë të disa personave të kësaj faqeje, ndonëse në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se ky shërbim ofrohet pa pagesë. Në një prononcim për gazetën, ministri Uran Ismaili ka thënë se këtë shërbim pacientët mund ta marrin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
I futen në Facebook duke kërkuar para për shërim, 1500 euro i shkojnë dikujt në Tiranë
-
Publikimi i pamjeve të pacientëve nga Ismaili po konsiderohet fushatë që shkel privatësinë
-
Pacientja pretendon se për një rrjetë që kushton rreth 1200 euro organet i kanë mbetur jashtë
-
Një mijë pacientë të stentuar brenda vitit në QKUK
-
“S’ka më lista pritjeje për stentime në QKUK”