Kjo ka qenë vatra më re e zjarrit e saposhuar dy ditë më parë.
Pakujdesia e madhe e qytetarëve ndaj natyrës dhe temperaturat e larta që mbizotëruan këtë verë shkaktuan zjarre në Kosovë si asnjëherë më parë, raporton KTV.
21 hektarë tokë u dogjën në zonat fushore-malore të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.
Përveç djegies së madhe të zonave fushore-malore, vende-vende zjarri kishte depërtuar deri në oborre të shtëpive.
Ali Topalli, zëdhënës në Komunën e Fushë Kosovës, tha se dëme materiale nuk ka pasur, edhe pse gjendja s’ka qenë aspak e mirë.
Vetëm në muajin gusht, nga data 24 deri më 27, në disa zona të Prishtinës ka pasur 47 intervenime të zjarrfikësve. 90% e zjarrit ka përfshirë fusha me barë të thatë, male dhe hamullore, tha Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Latif Zeka.
Edhe
Alarmohet për zjarre
Ai gjithashtu tha se faktori njeri mendohet të jetë shkaktari i këtyre zjarreve.
Pjesë të tjera që ishin përfshirë nga flakët janë edhe Majtezi i Gollakut, Mareci dhe Sllatina e madhe.
Mirëpo, zona më e prekur nga flakët ka qenë Fushë Kosova, përkatësisht fshati Grabovc i epërm.