Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në qeverinë e Ramës edhe një klerik, pastori Toni Gogu

Në 27 vjet tranzicion, kjo është hera e parë që parë që një klerik bëhet pjesë e qeverisë.

Bëhet fjalë për Toni Gogu, pastori protestant që ka martuar Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën. Tashmë ai i është bashkuar Rilindjes dhe është emëruar në qeveri si zv/ministër i Drejtësisë.

Toni Gogu është një pastor i njohur në Tiranë mes besimtarëve protestantë. Ndërsa më herët, Gogu ka punuar si drejtor në Bankën e Shqipërisë në sektorin e depozitave.

Pastori nuk i ka rezistuar më tundimit për t’u bërë pjesë e Rilindjes dhe ndoshta pa e kuptuar as vetë është bërë nismëtar i një praktike të re.