Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Qeveri thonë ta kenë prioritet luftimin e punësimit joformal

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se zëvendësministri Ҫerkin Dukolli mori pjesë në konferencën e parë rajonale, “Ekonomia e Fshehur” në mbajtur në Shkup të Maqedonisë, konferencë kjo e organizuar nga Qendra për Hulumtim dhe Politikëbërje (Maqedoni), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri) dhe Demokracia për Zhvillim (Kosovë).

Sipas komunikatës, zëvendësministri Dukolli theksoi përkushtimin e MPMS-së që në kuadër të ngritjes së nivelit të mirëqenies sociale dhe realizimit të drejtësisë sociale, e ka edhe aspektin e vendosjes së standardeve juridike nga marrëdhënia e punës.

“Me qëllim që të vendoset ligjshmëria në vend, dhe të shënohet rritje ekonomike, Qeveria ka vendosur prioritet në punën e vetë në luftimin e ekonomisë jo formale duke përfshirë edhe luftimin e punësimit jo formal”, tha zëvendësministri.

Duke folur rreth të drejtave të punëtorëve dhe luftimit të informailitetit, Dukolli informoi të pranishmit se MPMS është duke bërë edhe plotësim ndryshimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës.

“MPMS mbetet e angazhuar dhe përkushtuar që të ngritë nivelin e respektueshmërisë së legjislacionit, luftimin e ekonomisë joformale brenda mandatit qe ka, përmes mekanizmave të vetë juridik”, theksoi Dukolli.