Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, në përmbylljen e bashkëpunimit trevjeçar, ku kanë përfituar 850 mikrobinzese dhe janë trajnuar 600 të rinj. Po ashtu sot u lansua edhe një dokumentar, ku u prezantuan të arriturat, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Dukolli, tha se politikat që kanë të bëjnë me fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale, janë jo vetëm një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë, por janë të ndërlidhura ngushtë edhe me agjendën e integrimit në BE-së dhe në përputhje me angazhimet dhe objektivat e Programit Evropian të Reformave Ekonomike dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
“Përkundër përmirësimeve të fundit në tregun e punës dhe veprimeve të ndërmarra në vazhdimësi papunësia mbetet sfida kryesore ekonomike dhe sociale në vend. Rritja ekonomike e kohëve të fundit, është e pamjaftueshme për të përmirësuar dukshëm performancën e tregut të punës”, tha ai, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se, po analizohen mundësitë për reforma në sistemin e politikës së punësimit të Kosovës dhe krijimin e një fondi, që duhet të organizohet brenda Agjencisë së Punësimit, i cili do të shfrytëzohet për implementimin më efikas dhe përmbajtjesor të politikave të punësimit, ku natyrshëm do të rritej edhe numri i përfituesve.
Ai ka falënderuar të gjithë partnerët të cilët kanë kontribuuar së bashku me organizatën ‘Help’ në rrugëtimin e suksesshëm të projektit, “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik, përmes fuqizimit të mikro-biznesit në Kosovë”.
Edhe
Përkrahja e ndërmarrësve të rinj stimulon rritje të qëndrueshme ekonomike
“Si rezultat i këtij angazhimi të përbashkët janë përkrahur dhe krijuar mbi 600 biznese të reja dhe ekzistuese, janë krijuar vende të reja të punës, janë trajnuar shumë persona tjerë, dhe të gjitha këto kanë ndikuar pozitivisht në jetën dhe ekonomitë familjare të tyre”, tha ai.
Duke falënderuar Qeverinë Gjermane dhe donatorët tjerë që përmes organizatës HELP Kosova kanë implementuar këtë projekt, Dukolli, tha se MPMS mbetet e përkushtuar me angazhime dhe projekte konkrete që do të ndihmojnë punësimin dhe rritjen e tregut të punës në vend.
-
MKRS dhe UNKT me programe të përbashkëta për fuqizimin e të rinjve
-
MKRS-ja ndan 500 mijë euro për programet e Tregut të Punës, për 400 të rinj punëkërkues
-
Projekti për shërbime më të mira sociale për grupet e rrezikuara vlerësohet i suksesshëm
-
Ndahen pajisje të ndryshme për të riatdhesuarit, përfitues të programit të vetëpunësimit