Nga Qeveria e Kosovës janë lansuar të premten kërcënime, fyerje e ofendime për të gjithë ata që janë duke e kundërshtuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Populli është etiketuar si hajdut e profesionistët janë paralajmëruar me pasoja ligjore.
Është vepruar kësisoj, ani se ekzekutivi kishte thirrur mbledhjen për të shqyrtuar raportin e një komisioni të cilin e kishte themeluar vetë për matjen e territorit të Kosovës.
Komisioni kishte për detyrë ta maste territorin konform kufijve që parasheh Marrëveshja e demarkacionit e parafuar gati dy vjet më parë me fqinjin perëndimor, por e cila ende nuk është ratifikuar shkaku se ajo kundërshtohet gjerësisht. Dhe, në mbledhjen e Qeverisë ku është miratuar raporti i këtij komisioni ka pasur një shfryrje ndaj kundërshtarëve të versionit aktual të caktimit të vijës kufitare me Malin e Zi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Incident para samitit në Tivat: Mali i Zi dëbon 87 serbë, Serbia ndalon qytetarë malazezë
-
AGK-ja: Fushatë e pandalshme e Qeverisë dhe VV-së për delegjitimim të punës së gazetarëve
-
Hamza: Edhe këtë 1 Maj po e presim me paga të ulëta e çmime të larta
-
Haradinaj paralajmëron protesta
-
Pushteti e opozita përplasen për “ngutinë” për rishikimin e buxhetit