Rreth orës 16:05 minuta, policia në Prizren dje e ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Hysen Rexhepi” është rrënuar muri i objektit të “Kryqit të Kuq”, i cili është nën mbrojtje si monument i trashëgimisë kulturore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues policorë dhe krim-teknikët, të cilët kanë kryer procedurat hetimore në prezencë të zyrtarëve komunalë kompetentë.
Rrëzimi i murit dyshohet të ketë ndodhur pasi një i dyshuar, gjatë punës me ekskavator, duke hapur një bodrum, nuk ka ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen e murit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor.
Artikuj të ngjashëm
-
EC.. kërkon mbikëqyrje të çdo aktiviteti ndërtimor në Qendrën Historike
-
Prizrenit “i zhduket” objekti në zonë të mbrojtur, shteti konstaton
-
Rrënohet objekti i vjetër përballë Muzeut në Prishtinë
-
Institucionet e pafuqishme, Prizreni humb edhe një objekt historik
-
Ec Ma Ndryshe kërkon të parandalohet rrënimi i ndërtesës në Prizren