Për dy orë rresht, Arsim Janova, kryesues i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, është përballur me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.
Para tyre ai ka raportuar rreth faturimit të energjisë elektrike për veriun e vendit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanova mori shumë pyetje nga ana e deputetëve mbi bazën dhe metodën e vendimit, i cili është marrë nga ZRRE-ja për mbulimin e humbjeve nga ana e KEDS-it.
Ajo çka u interesoi më së shumti deputetëve ishte shuma, të cilën e kanë paguar qytetarët kosovarë për pjesën e veriut.
Janova bëri të ditur se 8 milionë euro në vit janë vlerësuar humbjet e KEDS-it, të cilat bordi i ZRRE-së kishte vendosur që duhet të paguhen në faturat e gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kur këto mblidhen për 5 vjet, aq sa kanë paguar qytetarët, i bie se në total kjo shumë ka qenë rreth 40 milionë euro.
Janova ka shtuar se janë duke pritur një vendim të Gjykatës, sipas të cilit, do të vendoset nëse qytetarët duhet të kompensohen për ato çka kanë paguar.
Pagesat që qytetarët kanë bërë për shpenzimet e rrymës në veri, pritet të diskutohen edhe në Kuvend, gjë të cilën e ka paralajmëruar Duda Balje.
Kryesuesi i ZRRE-së gjithashtu ka konfirmuar se gjasat janë që të shtrenjtohet energjia elektrike për shkak të problemeve me prodhim.