Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se në kryeqytet nga sot do të nisë kryerja e testeve serologjike (analizë e gjakut) për koronavirus.
“Kemi staf të mjaftueshëm sepse për testime serologjike nuk duhen kapacitete të mëdha. Aparatura është automatike. Testimi do të bëhet brenda 30 minutave. Teste serologjike dallojnë nga “Real Time PCR”. Ajo metodë, që e bën ISHKK bëhet me marrjen e mostrës dhe identifikimin e virusit, kurse testimet serologjike janë, gjetja e antitrupave ndaj virusit”, ka thënë Gashi.
"Nuk kërkohet virusi, por antitrupat. Shpresoj që do të fillojmë që nesër. Do të rriten kapacitet për testim brenda ditëve në vazhdim. Kërkesat janë të mëdha që nga tani. Kemi të gjitha evidencat nga fillimi i pandemisë nga rastet e para më 20 mars”.
“Janë 10 mijë e 800 teste të kontraktua por do të furnizohemi në ditët në vijim. Teste do të ketë mjaftueshëm”, ka thënë Gashi.
Gashi është shprehur se Prishtina është më e prekura nga komunat me të infektuar për shkak të numrit më të madh ta banorëve.
-
Në Prishtinë, shumë qytetarë të interesuar për të kryer testet serologjike
-
Në Prishtinë po kryhen nga 120 teste serologjike në ditë për COVID-19
-
Nga 600 teste serologjike në Prishtinë, 13 për qind pozitive për COVID-19
-
Rreth 13% e të testuarve me metodën serologjike kanë rezultuar pozitivë
-
Nis testimi serologjik në Prishtinë, 85 qytetarëve u merren mostrat për hulumtim