Në kuadër të manifestimeve të planifikuara për vitin 2018, Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me UNDP-në, do të mbajë manifestim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Numrit Emergjent UNIK 112, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ky manifestim është planifikuar të realizohet në tri komuna - Prishtinë, Gjilan dhe Zveçan, duke i përfshirë edhe subjektet relevante: Policinë e Kosovës, Njësitë Profesionale Zjarrfikëse dhe Shpëtimit, Shërbimi Urgjent, Kryqin e Kuq dhe disa nxënës nga shkolla fillore “ Afrim Gashi” nga Hajvalia, të cilët do të performojnë në sheshin “Skënderbe” në formën e një sleti.
Të gjitha këto shërbime emergjente do të organizojnë nga një pikë prezantuese, sensibilizuese me njësi dhe pajisje vetjake, përfshirë edhe materialin sensibilizues.
Manifestimi do realizohet nesër, më 9 shkurt, në Sheshin “ Skënderbe” dhe do të fillojë në ora 11:20.
-
Në Prishtinë mbahet manifestimi i numrit unik emergjent 112
-
Kosova shënon Ditën Evropiane të numrit emergjent 112
-
NJSI-ja nesër proteston sërish para Qeverisë
-
Kujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, nesër bllokohen tri rrugë në Prishtinë
-
Policia e Kosovës nesër organizon aktivitet miqësor për dhjetëvjetorin e pavarësisë