Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prishtinë, mbi 4900 raste aktive me COVID-19

Në Prishtinë aktualisht janë 4912 raste aktive me COVID-19, bazuar në shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Prishtina është dukshëm komuna me më së shumti raste aktive.

Pas Prishtinës është Prizreni me 2078 raste aktive, Ferizaj 1813 e Peja me 1788.

Gjilani është i pesti me 1667 raste aktive.

Edhe të shtunën në Prishtinë janë regjistruar më së tepërmi raste të reja me koronavirus, gjithsej 396.

Ndërkohë u regjistruar edhe dy raste të vdekjes në këtë komunë, nga 18 sa u raportuan në total të shtunën.