Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prishtinë digjen produkte serbe

Janë djegur në qendër të Prishtinës disa produkte serbe.

Në sheshin “Skënderbeu”, jo fort larg ndërtesës së Qeverisë e Kuvendit të Kosovës është bërë ndezja e tyre, tash për tash, nga persona të panjohur.

Zjarrfikësve u është dashur të intervenojnë për ta shuar zjarrin.

Ky veprim vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që t’i vë taksë fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në Kosovë kohë pas kohe ka pasur kampanja që bëjnë thirrje për bojkotimin e produkteve serbe.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm