Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka dhënë informata në lidhje me çështjen e investimeve të Contour Global për realizimin e projektit të ndërtimit të termocentralit Kosova e Re.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është duke vazhduar përmbushjen e obligimeve të marra, dhe se shumë shpejt do të bëhet përzgjedhja e kompanisë ndërtuese, transmeton ksp.
“Qeveria e Kosovës është duke vazhduar përmbushjen e obligimeve të marra. Sipas marrëveshjes tashmë kemi përmbushur pjesën më te madh të obligimeve. Bashkë me investitorët jemi në fazën e vlerësimit të ofertave për përzgjedhjen e kompanisë... Faza e parë tashmë është përmbyllur dhe në fund të marsit do ta pranojmë një raport të detajuar. Po ashtu brenda muajit prill do të bëhet edhe përzgjedhja e ndërtuesit të Kosova e Re”, tha Lluka në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
-
Seanca dëgjimore për TC “Kosova e Re” pret formimin e qeverisë
-
Rreth 20 milionë euro ndëshkim nëse nuk zbatohet kontrata për TC “Kosova e Re”
-
General Electric do të ndërtojë Kosovën e Re
-
Punimet në ndërtimin e TC “Kosova e Re” pritet të nisin në mars
-
Japonia përkrahë financimin e projektit Kosova e Re