Pas Ambasadës në Tiranë, morëm konfirmimin se në prill 2020 do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë”, deklaron kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas takimeve të zhvilluara me zyrtarë të lartë në Japoni.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i Grupit parlamentar të PS, Balla zhvilluan një vizitë zyrtare në Japoni. Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Tadamori Oshima, u konstatua se marrëdhëniet midis dy vendeve janë aktualisht shumë të mira. Ka një interes të shtuar për forcimin e marrëdhënieve politike dhe intensifikimin e shkëmbimit të vizitave të niveleve të larta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBalla thekson se Japonia e ka njohur shtetin e Kosovës, por besojmë në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Gjithashtu, ai shprehet se Japonia është financuese e rëndësishme e disa projekteve të mëdha zhvillimi në Shqipëri, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj./atsh