Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në një solemnitet rasti foli presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa duke aktruar se është tepër i emocionuar, në një çast lëshoi edhe disa pika lot.
Duke e përmendur Jamie Shean, të cilin e cilësoi si njërin nga fajtorët kryesorë për bombardimin e Serbisë, Vuçiqi nisi të flasë me zë të dridhur.
“Askush nuk u përgjigj për krimet, civilët serbë për NATO-n ishin vetëm gabim. Dy mijë e pesëqind jetë nuk do t’i harrojmë dhe nuk guxojmë t’i harrojmë. Gabim janë ata të cilët i vranë. Këtë Serbia sot guxon dhe duhet ta thotë, sepse sa do që të punojnë kundër saj, Serbia është më e fortë dhe më e fuqishme se kurdoherë”, ka thënë Vuçiqi, transmeton alsat-m.
Ai ka përsëritur se Serbia nuk dëshiron të hyjë në NATO dhe se neutraliteti ushtarak është zgjedhje e natyrshme.
Duam të jemi ata që jemi dhe asgjë më shumë, askënd s’e kërcënojmë, porse Serbia sot është 10 herë më e fuqishme se në vitin 1999 dhe 20 herë më e fuqishme se më 2008, porositi Vuçiqi.
-
Vuçiqi mburret me forcën e Serbisë duke “kërcënuar” shtetet perëndimore
-
Vuçiq: Ata që morën pjesë në agresionin ndaj vendit tonë të heshtin e të turpërohen
-
Vuçiqi thotë se “të bëmat heroike të ushtarëve serbë të Koshares” meritojnë të përmenden vazhdimisht
-
Vuçiqi: Agresioni i NATO-s, krim i madh kundër Serbisë dhe nuk ka sjellë paqe në Kosovë
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë