Në Zyrën komunale për Çështje Gjinore në Pejë, të hënën, kanë bërë të ditur se vjet janë evidentuar 114 raste te shitblerjes së pronave në emër të të dy bashkëshortëve.
Sebahate Qorkadiu, zyrtare komunale për Çështje Gjinore në Pejë, ka thënë se nga këto raste, 64 e kanë bartur pasurinë në emër të grave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas saj, për dallim nga viti 2015, vitin e kaluar ka rritje për 7 për qind të numrit të femrave që e kanë marrë pronën e vet të trashëguar.
Në përqindje duket e vogël, por kur merret parasysh se për çka bëhet fjalë, këtë rritje zyrtarja ligjore e sheh si motivacion të mundshëm për femrat e tjera, që të mos heqin dorë nga e drejta e pronës së trashëguar.
Rritjen prej 7 për qindësh, këshilltarja në Kuvendin Komunal të Pejës, Ilirjana Gafurri, e sheh si shenjë që femra ka filluar të mendojë dhe të kërkojë pasurinë që i takon... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rriten kërkesat për regjistrim të pronës në emër të të dy bashkëshortëve
-
Shtohen rastet e raportimit të dhunës ndaj grave në Pejë
-
Për 8 muaj 155 prona regjistrohen në emër të të dy bashkëshortëve në Ferizaj
-
Deçan, për 4-vjet, 36 gra pronare të trashëgimisë së regjistruar në emër të tyre
-
Vetëm 4% e grave trashëgojnë prona në Kosovë