Një memorial për viktimat e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përuruar të dielën në Pejë.
Ceremonia e inaugurimit është bërë në përvjetorin e 21-të të sulmeve terroriste.
Memoriali ka të integruar një copë metali nga Kullat e dikurshme Binjake, të cilat ishin cak i sulmeve.
Ky memorial është ndërtuar nga Organizata e Shërbyesve “Rotary Club Peja”, raportoi REL.
Nisma është mbështetur nga Ambasada Amerikanë në Kosovë dhe baza ushtarake “Bondsteel”.
“Ky memorial tregon jo vetëm mënyrën se si sulmet e 11 shtatorit vazhdojnë të kumbojnë në të gjithë globin, por edhe lidhjen e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka thënë atasheu ushtarak në Ambasadën amerikane, Darrick Mosley.
Edhe
Kosova e kujton sulmin terrorist të 11 shtatorit në SHBA si ditën kur bota u nda në dysh
Në sulmet e 11 shtatorit më 2001 në SHBA, humbën jetën afro 3000 njerëz. /REL