Sot në Obiliq është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit ndihmës të QKFM-së.
Ndërtimi i këtij objekti mjaft të nevojshëm për punonjësit e QKMF-së, tregon edhe një herë përkushtimin e qeverisjes aktuale për të shtri investimet në të gjithë sektorët në komunën tonë.
Funksionalizimi i hapësirave të pashfrytëzuara, krijimi i hapësirave të reja, po ashtu plotësimi me staf profesional si dhe investimi në aparatura dhe materiale të tjera shëndetësore, dëshmon për ndryshimin drastik të gjendjes në sistemin shëndetësor.
Në prononcimin e tij gjatë vënjes së gurthemelit, kryetari i komunës, Xhafer Gashi, tha se investimi në këtë objekt do të lehtësoj punën e stafit shëndetësor në drejtim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore. Nga ana tjetër drejtori i shëndetësisë, Ibush Mjekiqi, tha se ndërtimi i kësaj hapësire do të lehtësoj punën e stafit shëndetësor, po ashtu do të rris efikasitetin në shërbime. Ky objekt do të ndërtohët nga buxheti komunal, kurse vlera e tij është 79,000.00 euro.
-
Vendoset gurthemeli për fillimin e ndërtimit të QMF-së në lagjen “Arbëria” në Gjilan
-
Në Bardh të Madh të Fushë-Kosovës nis ndërtimi i QMF-së
-
Nis ndërtimi i objektit shëndetësor në Kamenicë me mbështetjen e Kuvajtit
-
Vendoset gurthemeli për ndërtimin e tri klinikave shëndetësore në Kamenicë
-
Në Mitrovicë të Veriut vendoset gurthemeli për objektin e ATK-së