Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se pas kontrolleve të vazhdueshme, është konfirmuar prania e sëmundjes PPR (Murtaja e ruminantëve të vegjël) në një fermë me dele në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Kjo sëmundje thuhet se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu. Megjithatë, ajo thuhet se shkakton dëme të mëdha në shëndetin e kafshëve, rrit ngordhshmërinë dhe ka ndikim të rëndë në ekonominë blegtorale.
“Masat që ka ndërmarrë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për parandalimin e përhapjes së PPR-së janë: kontrolli dhe mbikëqyrja e vazhdueshme në zonën e prekur, asgjësimi i kafshëve të prekura, kufizimi i lëvizjes së kafshëve në zonat tjera, si dhe njoftimi dhe bashkëpunimi me fermerët lokalë”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.
Agjencia ka bërë thirrje për fermerët dhe qytetarët që të kenë bashkëpunim të ngushtë me shërbimet veterinare.
“Në momentin që identifikohen shenja klinike si temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni apo kollitje e vazhdueshme, duhet të raportojnë menjëherë te organet kompetente. Për fermerët: Respektoni masat dhe udhëzimet e inspektorëve dhe veterinerëve zyrtarë. Mos blini kafshë nga ferma të tjera pa e ditur statusin shëndetësor të tyre”, thuhet në njoftim.
-
Paraqitet rasti i parë i murtajës në një fermë në Prizren, zona në karantinë
-
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria pas shpërthimit të murtajës
-
Konfirmohen disa raste me linë e deleve dhe dhive, AUV-ja u bën thirrje fermerëve për kujdes
-
Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria
-
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi, shkak murtaja