Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin nëntor të këtij vitit.
Sipas këtyre statistikave muajin e kaluar në Kosovës është braktisur një fëmijë.
Sipas rezultateve të këtij publikimi, gjatë muajit nëntor të këtij viti nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 23 mijë e 100 familje me gjithsej 91 mijë e 263 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale të familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 922 familje.
Në këtë publikim ofrohen edhe të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, e pensioneve kontributpaguese të moshës, skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skema për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skema për pensionet familjare, skema për pensionet invalidore, skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skema e pensioneve të Trepçës, skema e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës e skema e kompensimeve për personat e verbër.
-
Mbi 23 mijë familje në skemën e ndihmës sociale
-
Katër fëmijë u braktisën në Kosovë në fund të vitit 2021
-
Bie për 3498 numri i familjeve në skemën e ndihmës sociale
-
ASK-ja publikon numrin e përfituesve nga skemat pensionale për muajin mars
-
ASK: Nga skema e ndihmës sociale, në shtator përfituan 24.169 familje