Fillimi i vitit 2020 do t’i gjejë të mbyllura qendrat mësimore, në të cilat tash e 12 vjet, kanë mësuar fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas.
Arsyeja e rrezikimit të mbylljes së tyre, sipas drejtorit Muhamet Arifi, është mungesa e mjeteve financiare për të funksionuar.
Në anën tjetër, drejtori komunal i Arsimit, Islam Shabani, premtoi se do të punojnë që këto qendra të vazhdojnë punën e tyre.
Të gjitha këto u thanë pas vizitës së bërë në këto qendra nga zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri, që u shpreh i kënaqur me bashkëbisedimin që pati me fëmijët e këtyre qendrave.
“Ishte shumë bukur dhe interesante të flasësh me fëmijët nga komunitetet joshumicë dhe t’u shpjegosh atyre se Bashkimi Evropian është këtu për të investuar në të ardhmen e Kosovës, për të investuar në të ardhmen e tyre”, ka thënë Serri.
Këto qendra mësimore kanë të shtrirë veprimtarinë e tyre në katër komuna të Kosovës.
-
Në mungesë të financave qendrat mësimore për komunitetin RAE në Fushë Kosovë mund të mbyllen
-
Raporti i Progresit alarmon për mbylljen e qendrave mësimore, në MASHTI s’kanë informatë
-
Qendrat mësimore ndihmojnë në qasjen në arsim të fëmijëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
-
Fëmijët e komuniteteve RAE nuk mund ta ndjekin mësimin online
-
Kërkohet që të mos mbyllen qendrat mësimore për komunitete