Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në mungesë të autobusëve, taksitë ilegalë mbesin zgjidhje për orët e mbrëmjes

Mijëra taksi ilegalë vazhdojnë të jenë aktivë në rrugët e kryeqytetit.

Me gjithë aksionet e kohëpaskohshme të Inspektoratit Komunal, numri i tyre nuk është zvogëluar.

Komunarët thonë se kanë rritur numrin inspektimeve, veçmas pas ardhjes së autobusëve të rinj, raporton “038” në KTV.

Por, për dallim nga viti i kaluar, numri i konfiskimeve ka rënë nga 1000 në 600.

Përderisa gjatë ditës ka më shumë ekipe patrulluese, gjatë natës ka vetëm ekipe emergjente.

Mungesa e inspektorëve në orët e mbrëmjes dhe orari i reduktuar i autobusëve po vazhdon t’u krijojë hapësirë kombi-busëve dhe taksive ilegalë.

Edhe Synohet shtimi i linjave për të shmangur udhëtimin me taksi ilegalë Arbëri Synohet shtimi i linjave për të shmangur udhëtimin me taksi ilegalë

Kjo, veçmas pas orës 11 kur nuk ka qarkullim të autobusëve dhe qytetarëve nuk u mbeten shumë zgjidhje.

Megjithëse hezitojnë të flasin para kamerës, taksitë ilegalë pretendojnë se janë zgjidhje e vetme e qytetarëve në orët më të vona të mbrëmjes.