Në 18-vjetorin e masakrës në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë vendos lule të freskëta dhe kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore me emrat e viktimave të kriminelëve serbë.
Të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave dhe një numër i qytetarëve.
Bahtiri tha me këtë rast se kjo ishte masakra më e madhe e forcave policore kriminale serbe që kanë bërë brenda qytetit të Mitrovicës ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.
Të mërzitur dhe të dëshpëruar për shkak të mos çuarjes së drejtësisë në vend, ishin edhe familjarët e viktima. Ata thanë se ende nuk po mund të gjejnë paqe përderisa kriminelët shëtisin të lirë dhe pa u dënuar.
Po ashtu, familjarët kërkuan që të ketë kujdes më të madh të institucioneve qendrore për familjet e viktimave të luftës, duke theksuar se mbështetjen materiale që e merrnin deri tash, ua ka ndalë Qeveria e Kosovës.