Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, bashkë me kryeinspektorin nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla dhe këshilltarin e ministrit të kësaj ministrie, Sahit Svirca, sot kanë vizituan qendrën tregtare “Emona Center” në Mitrovicë, për të parë nga afër se a po vazhdon të zbatohet urdhëresa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për largimin e produkteve me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Qëllimi i i vizitës ishte mbështetja e zbatimit të urdhëresës për mos lejimin e produkteve me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kos Rezoluta 1244”.
Ahmeti njoftoi përfaqësuesit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë se gjatë ditës së djeshme kanë hasur në disa produkte që mbajnë mbishkrime të tilla, por që tashmë 90 % e produkteve në markete i kanë larguar ato nga hapësirat e tyre.
-
Veriu s’përfill urdhëresën e ministrit Shala, marketet përplot produkte me “Kosovo i Metohija”
-
Inspektorët e Obiliqit në aksion për të hequr mallin me etiketa “Kosovo Metohia”
-
Në Mitrovicë, inspektorët hasin në produkte me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”
-
Ministri Shala urdhëron verifikimin e secilit produkt që tregtohet në Kosovë
-
Qeveria: Prokuroria të hetojë doganën dhe autoritetet tjera për produktet “Kosova i Metohija”