Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit ndalohen beneficionet për deputetët

Bashkë me mandatin, kanë pushuar edhe beneficionet për deputetët e deritashëm të Kuvendit.

Në mbledhjen e përmbyllëse të kryesisë së Kuvendit u vendos që të hiqen shpenzimet që i kanë pasur deputetët, si ato për mbushje telefonike e udhëtime zyrtare, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, kryetari në dorëheqje i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka vlerësuar si të vështirë këtë periudhë, por, sipas tij, kanë arritur ta ruajnë demokracinë.

Por, ndryshe nga Veseli, Aida Dërguti e Vetëvendosjes, këtë legjislaturë e ka vlerësuar si të fortë me një opozitë me pak numra, por që arriti t’i ndalojë marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Dërguti ka përsëritur qëndrimin e Vetëvendosjes se nuk bëjnë koalicion parazgjedhor me LDK-në e PDK-në, ndërsa janë të hapur për të gjitha partitë tjera parlamentare e joparlamentare.

Ndërkohë, partitë politike kanë afat ligjor deri të martën në orën 24:00 që të lidhin koalicionet parazgjedhore.