Seanca e jashtëzakonshme ku pritej të diskutohej për vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, është ndërprerë me vendim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Pas konsultimeve me nënkryetarin Kujtim Shala të LDK-së, Veseli tha se seanca ndërpritet ndërsa pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit do të caktohet data e mbajtjes së kësaj seance, raporton Koha.net.
Shtyrja e seancës erdhi për shkak se përkonte me Epopenë e UÇK-së, që mbahet më datat 5,6 dhe 7 mars, në përkujtim të Betejës së Prekazit.
Artikuj të ngjashëm