Instituti ATOMI dhe CacttusEducationkanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës përveç bashkëpunimit të këtyre dy organizatave në fusha dhe aspekte të ndryshme, CacttusEducation ka ofruar dy bursa të plota për dy vite të studimeve për atomistët, në vlerë prej afro 10 mijë euro, në programet “Administrim i Rrjeteve dhe Sistemeve” dhe “Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile”.
Këto programe janë ndër më të kërkuarat në fushën e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit (TIK) në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Të dy programet janë të akredituara dhe ofrojnë një gërshetim të 20 lëndëve (secila) të perzgjedhura nga prodhuesit më të mëdhenjtë teknologjisë, si: Microsoft, Cisco, Oracle, Android, iOS, etj.
Cacttus Education është Shkollë e Lartë Profesionale e Nivelit të 5-të me studime dyvjeçare në fushën e Teknologjisë Informativ dhe është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe i licencuar nga MASHT-i.
Instituti ATOMI e falënderon CacttusEducation për përkrahjen e ofruar për Institutin ATOMI dhe për atomistët.
-
Kujtesa në bashkëpunim me CACTTUS, ju ofrojnë pakon më atraktive të këtij viti
-
Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe
-
Bursa për nxënësit me rezultate të mira që zgjedhin profile deficitare
-
Bursa për studentë nga Kosova
-
IPKO dhuron 25,000€ në bursat për 25 studentë në 25-vjetorin e jubileut të saj