Malishevë, 19 korrik - Në fshatin Marali ka filluar hapja dhe ndërtimi i një kanali për shkarkimin e ujërave atmosferike, me qëllim të parandalimit të vërshimeve, në një pjesë të fshatit, ku gjendet edhe objekti i shkollës. Punimet në këtë kanal i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me ç’rast ka takuar udhëheqësit dhe banorët e fshatit Marali.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Islam Vrenezi, ky kanal shkarkues është i gjatë 300 metra, ndërsa ndërtohet me gypa të gjerë të betonit, të cilët mundësojnë shkarkimin e ujit. Ndërtimi i këtij kanali mundësohet nga buxheti i komunës.
Artikuj të ngjashëm
-
Filloi rregullimi i 1500 metrave kanalizim në Panorc të Malishevës
-
Asfaltohen rrugët në dy fshatra të Malishevës
-
Ka filluar hapja e një rruge të re në Pagarushë të Malishevës
-
Ka nisur asfaltimi i rrugës që lidhë dy pjesët e fshatit Carrallukë të Malishevës
-
Në Malishevë fillon ndërtimi i çerdhes së dytë publike