Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parakohshme parlamentare të cilat kanë nisur në orën 7 të mëngjesit e pritet të vazhdojnë deri në orën 21 në mbrëmje.
Ky proces ka zgjatur tri ditë për shkak të gjendjes së pandemisë. Protokolli i veçantë për zgjedhjet detyron Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe këshillat zgjedhor, edhe në ditën e votimit të respektojnë masat e përgjithshme për mbrojtje nga virusi.
Në hyrje të secilit vendvotimi duhet të ketë mjete denzifektimi. Dritaret duhet të jenë të hapura ose ambienti të ajroset në çdo orë. Ditën e hënë votuan personat e prekur nga Covid-19 dhe të izoluarit, ndërsa të martën të drejtën e tyre të votës e shfrytëzuan të sëmurit, personat me aftësi të kufizuara dhe të burgosurit. Në zgjedhjet e parakohshme të drejtë vote kanë 1.814.263 votues. Votohet për lista kandidatësh për gjithsej 15 koalicione dhe parti.
-
Tri ditë votime në Maqedoninë e Veriut, me heshtje e maska
-
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, rezultatet preliminare publikohen pas mesnatës
-
Në Maqedoni të Veriut rivotohet në shtatë vendvotime
-
Fillon votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut
-
Maqedonia e Veriut sot mban zgjedhjet komunale